– Sot, me 4 korrik, feston ditëlindjen reperi dhe producenti amerikan, Post Malone, i lindur në vitin 1995. Albumi i tij ‘Beerbongs & Bentleys’, ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë në vitin 2018, ndërsa albumi i tij i parë ‘Stoney’, theu rekordin e Michael Jackson, për kohën e kaluar në top listën e albumeve më të mira, duke qëndruar për 77 javë në këtë pozitë.
– Në po këtë datë të vitit 2013, Jay-Z lansoi albumin e tij të dymbëdhjetë me radhë të inçizuar në studio, të titulluar ‘Magna Carta … Holy Grail’. Albumin në fjalë mund ta shkarkonin pa pagesë, vetëm përdoruesit e telefonave të markës Samsung.