– Më 29 Qershor, të vitit 1985, këngëtarët Mick Jagger dhe David Bowie, inçizuan këngën ‘Dancing in the Street’, në studion legjendare ‘Abbey Road Studios’, në Londër, për ngjarjen e bamirësisë ‘Live Aid’. Ata xhiruan edhe video-klipin e këngës, në po të njëjtën ditë.
– Në datën e sotme, ka lindur këngëtarja, Nicole Scherzinger, e cila është anëtarja lidere e grupit The Pussycat Dolls, e cila ka lindur në vitin 1978, në Hawaii. Në vitin 2005, grupi i vajzave The Pussycat Dolls, ishin në pozitën e parë, në top listën e këngëve më të mira, në SHBA, me këngën ‘Don’t Cha’, të cilën e realizuan në bashkëpunim me reperin e famshëm, Busta Rhymes. Pas një dekade pa këngë të publikuara, me 7 shkurt të vitit 2020, bendi The Pussycat Dolls, u rikthyen në skenë me këngën ‘React’.