Me moton ‘Bashkë dhe krenarë’, në Kosovë nga sot (28.06.21), përgjatë një jave do të mbahen aktivitete të shumta në përkrahje dhe vetëdijesimit, për pozitën e personave LGBTI në shoqërinë tonë. E titulluar ‘Java e Krenarisë’, gjithashtu do të adresojë çështje të gjendjes aktuale të komunitetit LGBTI+ në shoqërinë tonë, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI+, si të barabartë. Përmes aktiviteteve të ndryshme, përgjatë kësaj jave, synohet fuqizimi i personave LGBTI+.
Këtë vit ‘Java e Krenarisë’, po ashtu sjellë në pah çështjen e Kodit Civil dhe martesave të seksit të njëjtë. Në kuadër të aktiviteteve të shumta gjatë këtyre ditëve do të mbahen konferenca, diskutime dhe shfaqje teatrale në përkrahje të këtij grupi të shoqërisë sonë. Java e Krenarisë organizohet nga Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me përkrahejn e organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ).