– Sot me 26 Maj, feston ditëlindjen këngëtari dhe producenti, Lenny Kravitz, i cili ka lindur në vitin 1964 në New York. Albumi i cili i hapi dyert e suksesit në industrinë e muzikës këngëtarit Kravitz, ishte ai me titullin ‘Let Love Rule’, i realizuar në vitin 1989.
– Më 26 Maj, të vitit 1994, këngëtari Michael Jackson, u martua me vajzën e këngëtarit Elvis Presley, Lisa Marie Presley, në një ceremoni sekrete në Republikën Domenikane. Çifti u divorcu pas 20 muajsh.
– Në këtë datë të vitit 1969, këngëtari John Lennon dhe bashkëshortja e tij Yoko Ono, qëndruan për 8 ditë në një dhomë në ‘La Reine Elizabeth’, në Kanadë për të promovuar paqen në botë. Gjatë kësaj periudhe ata publikuan këngën ‘Give Peace a Chance’.