– Sot me 18 mars feston ditëlindjen vokalisti i bendit ‘Maroon 5’ Adam Levine, i cili ka lindur në vitin 1979. Albumi i tij ‘Songs About Jane’, ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Këngët e Maroon 5 ‘She Will Be Loved’ dhe ‘This Love’ janë disa nga këngët më të dëgjuara të tyre.
– Me 18 mars të vitit 2013, David Bowie pas një dekade publikoi albumin ‘The Next Day’ në moshën 66 vjeçare. Këngëtari e mbajti sekret inçizimin e albumit duke i bërë të gjithë bashkëpuntorët që punuan në këtë album të nënshkruajnë një marrëveshje konfidenciale.