– Më 12 mars 1969, Paul McCartney u martua me Linda Eastman.
– Në këtë ditë të vitit 1975, Elvis Presley inçizoi këngët “Bringing It Back” dhe “Pieces of my Life”.
– Më 12 mars 2003, Qeveria Kineze ia dha The Rolling Stones një listë të këngëve që nuk iu lejohen t’i këndojnë gjatë turneut të tyre atje.
– Në këtë ditë të vitit 2010, mbi 130 persona ishin arrestuar ndërsa tetë të tjerë ishin lënduar në një koncert të Metallica në Kolumbi, i pari në 11 vitet e fundit.
– Në këtë ditë të vitit 2012, ylli i muzikës Country, Taylor Swift mposhti Adele dhe Lady Gaga, duke u bërë artistja që fitoi më së shumti para në vitin 2011.
– Më 12 mars 2013, Akademia Amerikane e Artit dhe Letrave votoi që Bob Dylan të zgjidhet anëtar nderi i shoqërisë elitare. Kjo ishte hera e parë që një muzikant i rock-ut po fitonte këtë titull.