– Më 11 mars 1967, producenti Dick James kishte njoftuar se ishin inçizuar 446 versione të ndryshme të këngës “Yesterday” të Paul McCartney.
– Në këtë ditë të vitit 1968, single “Sittin on the dock of the bay’ e Otis Redding u radhit në vendin e parë në toplistat në SHBA, tre muaj pasi këngëtari vdiq në një aksident me aeroplan. Kjo këngë ishte inçizuar vetëm pak ditë para se ai të vdiste dhe kështu ai u bë këngëtari i parë që kryesonte toplistat pas vdekjes.
– Në këtë ditë të vitit 1991, Pearl Jam filloi inçizimin e albumit të tyre debutues “Ten” në një studio në Londër.
– Më 11 mars 19994, The Supremes u bënë me yll në “Walk of Fame” në Hollywood.
– Në këtë ditë të vitit 2008, binjakët e Jennifer Lopez dhe Marc Anthony, Maximilian David dhe Emme Maribel, bën paraqitjen e tyre të parë publike për revistën “People”. Fotografia ekskluzive e tyre ishte shitur për 6 milionë dollar, duke u shndërruar në fotografinë më të shtrenjtë të të famshmëve.