Me 27 janar të vitit 1956, Elvis Presely publikoi këngën ‘Heartbreak Hotel’ nga RCA Records. Albumi me këtë këngë u shit në mbi 300 mijë kopje vetëm në javën e parë, duke arritur në mbi 1 milion shitje dhe u bë edhe rekordi i tij i artë.
Në këtë datë të vitit 1970, John Lennon shkroi, inçizoi dhe miksoi këngën e tij ‘Instant Karma’ vetëm për një ditë. Kjo këngë njihet edhe si kënga e publikuar më së shpejti, në historinë e muzikës pop e inçizuar në Abbey Studio në Londër, duke u publikuar për publikun 10 ditë më vonë.
Në po këtë datë të vitit 1990, këngëtarja Kylie Minogue ishte në krye të top listave britanike me këngën e saj ‘Tears on my Pillow’.