Me 4 janar të vitit 1967, grupi The Doors publikuan albumin e tyre të parë ‘The Doors’. Albumi përmbante super hitin e tyre ‘Light My Fire’. Ky album u inçizua në studion Sunset Sun në Hollywood, vetëm për gjashtë ditë dhe albumi përfshinte biografinë e secilit nga anëtarët e grupit.
Në këtë datë të vitit 1968, Universiteti i famshëm i Kalifornisë vendosi një rregull të ri, për të gjithë studentët që studionin muzikën. Ata vendosën, që secili student duhet të analizojë mirë këngët e bendit të famshëm ‘The Rolling Stones’, pasi që sipas tyre ky grup kishte dhënë kontribut të rëndësishëm në muzikën rock dhe moderne.