– Në datën e sotme 15 Maj të vitit 1959, këngëtari Elvis Presley, ishte në krye të top listave të këngëve më të mira në Angli, me baladën ‘A Fool Such As I / I Need Your Love Tonight’.
– Me 15 Maj të vitit 1993, këngëtarja Janet Jackson, qëndroi për 8 javë në pozitën e këngëve më të mira në Amerikë dhe Angli, me këngën ‘That’s The Way Love Goes’.
– Me 15 Maj të vitit 2008, këngëtari Neil Diamond, arriti në krye të top 10 albumeve më të mira në Amerikë, për herë të parë në karrierën e tij. Në këtë top 10-she, këngëtari Diamond, hyri me albumin e tij të 29-të me radhë të titulluar ‘Home Before Dark’.