Me 19 dhjetor të vitit 2012, këngëtarja Adele u emërua artistja më e mirë e revistës ‘Billboard’, ndërsa albumi i saj ‘21’ u vlerësua si albumi më i mirë i vitit. 24 vjeçarja ishte e para që mori dy vlerësime dy vjet radhazi dhe gjashtë çmime Grammy.
Në këtë datë të vitit 1969, ‘The Rolling Stones’, arritën në pozitën e parë me albumin e tyre të dhjetë ‘Let it Bleed’. Ky ishte edhe albumi i tyre i fundit me kitaristin Brian Jones pasi që ai vdiq atë vit.