– Më 21 tetor, të vitit 1972, Chuck Berry arriti për herë të parë dhe të vetme në karrierën e tij në vendin e parë në top lista muzikore si në SHBA ashtu edhe në Britani, me këngën “My Ding-a-Ling”. Kënga ishte regjistruar live në Angli dhe interesant, ishte një këngë humoristike që u bë hiti i tij i fundit madhor në top-lista.
– Sot feston ditëlindjen këngëtarja/reperja amerikane, Amala Ratna Zandile Dlamini, e njohur me emrin skenik Doja Cat. Ajo u lind më 21 tetor, të vitit 1995. Ajo është një nga artistet më inovative të muzikës moderne dhe njihet për hitet e saj “Say So”, “Kiss Me More” dhe “Paint the Town Red”.
– Me 21 tetor, të vitit 2016, këngëtari Leonard Cohen, publikoi albumin e tij të fundit, të titulluar ‘You Want It Darker’. Gjatë asaj kohe, Cohen ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe nuk shkoi kurrë në studion e regjistrimit, duke u mbështetur tek djali i tij, Adam i cili u kujdes për sesionet e incizimit.
– Me 21 tetor, të vitit 1958, këngëtari Buddy Holly, incizoi këngët e tij të fundit në Temple Studios, në New York. Super hitet e tij si ‘Raining in my Heart’, ‘Moondreams’ dhe ‘It Doesn`t Matter Anymore’, qëndruan për shumë javë në top listën muzikore amerikane.







