Osteoporoza është një sëmundje që dobëson strukturën e kockave dhe i bën ato më të brishta, duke rritur rrezikun për fraktura, veçanërisht në moshë të shtyrë. Një nga sfidat kryesore është fakti se sëmundja mund të zhvillohet në heshtje për vite me radhë, pa simptoma të dukshme. Andaj, sot më 20 tetor shënohet ‘Dita Botërore e Osteoporozës’, që synon të tërheqë vëmendjen ndaj një prej problemeve më të zakonshme të shëndetit të kockave në mbarë botën. Prandaj, parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kësaj sëmundjeje është shumë i rëndësishëm. Ushqyerja e shëndetshme, kalciumi dhe vitamina D në sasi të përshtatshme, aktiviteti fizik i rregullt dhe shmangia e faktorëve që dëmtojnë shëndetin e kockave, mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut nga osteoporoza.
Dita e sotme na shërben si një kujtesë se kujdesi për kockat duhet të fillojë herët dhe të vazhdojë gjatë gjithë jetës, sepse me kocka të shëndetshme nënkuptojnë më shumë lëvizshmëri, pavarësi dhe cilësi më të mirë të jetesës.







