– Më 18 tetor, të vitit 2008, Oasis arritën në vendin e parë në toplistat britanike me albumin e tyre të shtatë dhe të fundit në studio, “Dig Out Your Soul”. Albumi kryesoi gjithashtu toplistat në Skoci dhe Itali, ndërsa përfshinte këngë, si “The Shock of the Lightning” dhe “I’m Outta Time”.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, reperi T.I. zuri dy vendet e para në Billboard Hot 100, me këngët “Live Your Life” në bashkëpunim me Rihannan dhe “Whatever You Like.”
– Më 18 tetor, të vitit 1988, Bon Jovi me albumin e tyre “New Jersey” arritën në vendin e parë në top-listat amerikane. Ky ishte albumi i katërt i grupit që përmbante disa nga hitet e tyre më të mëdha, si “Bad Medicine” dhe “I’ll Be There for You”.
– Më 18 tetor, të vitit 2008, këngëtarja Adele u shfaq në ‘Saturday Night Live’ shoë, së bashku me kandidaten e atëhershme për zëvendës presidente amerikane, Sarah Palin. Shfaqja televizive fitoi vlerësimet më të larta në 14 vite transmetimi, me një total prej 17 milionë shikuesish.
– Në këtë datë, të vitit 2021, këngëtari Kanye West e ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, një pseudonim që ai e kishte mbajtur prej kohësh.







