– Më 12 tetor, të vitit 1957, Little Richard performoi në Sydney të Australisë dhe gjatë një ceremonie të pazakontë, hodhi katër unaza me diamant në lumin Hunter, duke deklaruar se po hiqte dorë nga rock’n’roll-i për t’iu përkushtuar besimit fetar. Megjithatë, pesë vjet më vonë ai u rikthye në muzikë dhe vazhdoi karrierën e tij legjendare.
– Më 12 tetor, të vitit 1935 ka lindur një nga tenorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Luciano Pavarotti. Anëtari i “The Three Tenors” ishte fitues i shumë çmimeve Grammy dhe Golden Globe, teksa njihet edhe për rolet në La Bohème, Tosca, Rigoletto dhe Turandot.
– Më 12 tetor, të vitit 1987, ish anëtari i grupit “The Beatles” George Harrison, lansoi këngën “Got My Mind Set On You”. Kjo këngë arriti vendin e parë në top listën britanike, duke u bërë kënga e tretë solo e Harrison, që arriti të pozicionohet në vendin e parë.
– Më 12 tetor, të vitit 2009, këngëtari Justin Bieber, kur ishte vetëm 16 vjeç, në prapaskenë të shfaqjes ‘Today’, takoi adhuruesen e tij 14-vjeçare, Hailey Baldwin (vajza e aktorit Stephen Baldwin). Vite më vonë ata fillojnë të takohen dhe në vitin 2018, ata u martuan.
– Në po këtë datë, të vitit 2013, këngëtarja Lorde, në atë kohë vetëm 16 vjeçe, u bë solo artistja më e re, që ka shkruar dhe regjistruar një këngë hit, që u klasifikua numër 1, në Billboard Hot 100. Në vitin 1013, kënga e saj e emërtuar “Royals”, kryesoi top listën në fjalë.







