– Më 30 shtator të vitit 1989, The Rolling Stones regjistruan video-klipin për këngën “Rock and a Hard Place”, në stadiumin Foxboro-Sullivan.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1995, Mariah Carey bëri histori në krye të top-listës Billboard Hot 100, kur filloi një qëndrim tetë-javor me këngën “Fantasy”.
– Në këtë datë, të vitit 2006, këngëtari Justin Timberlake mbante pozitat e para të top-listave amerikane me albumin e tij të dytë, ‘FutureSex/LoveSounds’. Ky ishte në atë kohë edhe njëri nga albumet më të shitur në iTunes.
– Më 30 shtator të vitit 1997, u publikua albumi i Bob Dylan, i titulluar ‘Time Out of Mind’.







