– Më 25 shtator të vitit 1982, rok bendi Queen u paraqitën drejtpërdrejtë në emisionin ‘Saturday Night Live’ dhe performuan këngët “Crazy Little Thing Called Love” dhe “Under Pressure”.
– Më 25 shtator të vitit 1983, ka lindur këngëtari, aktori dhe DJ-ja amerikan Childish Gambino, emri i vërtetë i të cilit është Donald Glover.
– Në po të njëjtën datë, por të vitit 1998, Dolly Parton publikoi albumin ‘Hungry Again’.
– Në këtë datë, të vitit 1981, bendi The Rolling Stones filluan turneun muzikor në Amerikë. Në koncertin e parë, të mbajtur në Philadelphia, ishin rreth 90.000 fansa. Ky turne i tyre, njihet si një nga turnetë më të suksesshëm në historinë e muzikës.







