– Më 21 shtator të vitit 2002, Pink zuri vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën ‘Just Like a Pill’.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 2012, bendi No Doubt publikuan albumin ‘Push and Shove’, pas 11 vitesh pauzë nga skena muzikore. Vokalistja e këtij grupi, Gwen Stefani, tha se ky ishte albumi i tyre jetësor, duke theksuar se incizimi dhe finalizimi i albumit në fjalë kishte zgjatur një dekadë.
– Më 21 shtator të vitit 2011, bendi i famshëm R.E.M. u ndanë përfundimisht si grup, pas 20 vitesh karrierë.







