– Më 16 shtator të vitit 2014, këngëtarja Ariana Grande arriti të klasifikohet në pozitën e parë të listës së albumeve më të dëgjuara Billboard, me studio albumin e saj të dytë të titulluar ‘My Everything’.
– Në këtë datë, por të vitit 1963, ka lindur kantautori i njohur amerikan i muzikës pop/rock, Richard Marx. Ai ka shitur mbi 30 milionë albume në mbarë botën.
– Më 16 shtator të vitit 1985, Kate Bush publikoi studio albumin e saj të pestë, të titulluar ‘Hounds of Love’, me hite të tilla si “Cloudbusting”, “Hounds of Love” dhe “The Big Sky” si dhe mega-hitin e saj të titulluar “Running Up That Hill”.
– Në datën e sotme, 16 shtator, të vitit 1979, ka lindur reperi amerikan Flo-Rida, në Florida të SHBA-së. Në vitin 2008, kënga e tij ‘Low’, e realizuar në bashkëpunim me T-Pain, mbante pozitat e para të top-listave muzikore amerikane.







