– Më 10 shtator të vitit 1990, reperi amerikan Vanilla Ice publikoi albumin e tij debutues, të titulluar ‘To the Extreme’, i cili përmban mega-hitin “Ice Ice Baby”.
– Më 10 shtator të vitit 1991, në SHBA u publikua kënga e Nirvana-s e titulluar “Smells Like Teen Spirit”. Suksesi i papritur i këngës e çoi albumin e Nirvana-s, ‘Nevermind’, në krye të top-listave muzikore botërore në fillim të vitit 1992.
– Më 10 shtator të vitit 1988, bendi Guns N’ Roses qëndroi për dy javë në pozitën e parë të Billboard Hot 100, me këngën ‘Sweet Child O’ Mine’. Me këtë këngë, ata u renditën gjithashtu në pozitat e para të top-listave britanike dhe evropiane.







