– Me 31 gusht, të vitit 2006, Beyoncé publikoi studio albumin e saj të dytë me radhë, të titulluar “B’Day”, i cili përmban hitet “Déjà Vu”, “Ring the Alarm” dhe “Irreplaceable”.
– Në këtë datë, të vitit 2004, rock grupi Green Day, lansuan albumin e tyre ‘American Idiot’. Me këtë album grupi arritën suksese të shumta, duke fituar edhe pesë çmime ‘Grammy’.
– Me 31 gusht, të vitit 2002, NASA njoftoi se Lance Bass, këngëtari i grupit NSYNC, do të bëhej astronauti i parë i famshëm që do të udhëtonte në hapësirë. Ai pagoi plot 23.8 milionë dollarë për këtë eksperiencë.







