– Me 23 gusht, të vitit 1974, këngëtari John Lennon, deklaroi se ai kishte parë një UFO nga banesa e tij në New York, duke ngritur debate të shumta në botë. Në albumin e tij ‘Walls and Bridges’, ai edhe e kishte përmendur këtë fenomen.
– Me 23 gusht, të vitit 1994, dyshja britanike The KLF, pa asnjë arsye të qartë dogji mbi 1 milion funte britanike, në ishullin Jura të Skocisë. Veprimi i tyre u bë një nga ngjarjet më të diskutueshme në historinë e muzikës, duke ngjallur debate të shumta mbi vlerën e artit, paratë dhe famën.
– Në po këtë datë, të vitit 2019, këngëtarja Taylor Swift, lansoi albumin e saj të shtatë me radhë, të titulluar ‘Lover’. Të gjitha këngët në këtë album ishin shkruar nga vet këngëtarja Swift.







