– Sot, me 20 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato, e lindur në vitin 1992. Lovato ka shitur mbi 24 milionë albume në SHBA dhe ka fituar 62 çmime, përfshirë MTV VMA, Teen Choice Awards, People’s Choice Awards dhe Latin American Music Awards.
– Me 20 gusht, të vitit 1991, rock bendi alternativ, Spin Doctors publikuan albumin e tyre debutues, të titulluar ‘Pocket Full of Kryptonite’, i cili përmban hitet “Two Princes” dhe “Little Miss Can’t Be Wrong.”
– Me 20 gusht, të vitit 2016, ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare ish-kitaristi i bendit 3 Doors Down, Matt Roberts, nga abuzimi me substanca narkotike. Grupi amerikan i rock-ut fitoi famë ndërkombëtare me këngën e tyre të parë ‘Kryptonite’. Ata publikuan albumin e tyre debutues ‘The Better Life’, në vitin 2000, i cili u bë albumi i 11-të më i shitur i vitit dhe u certifikua me çmimin 6 herë platin, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
– Në këtë datë të vitit 1973, The Rolling Stones publikuan baladën ikonë “Angie”, e cila u bë një nga hitet e tyre më të mëdha.







