– Me 19 gusht, të vitit 2008, këngëtarja Lady Gaga publikoi albumin e saj debutues, të titulluar ‘The Fame’.
– Me 19 gusht të vitit 1967, u lansua kënga “All You Need Is Love” nga bendi The Beatles dhe arriti në vendin e parë në Billboard Hot 100. Kënga përfshinte edhe vokale nga artistë si Mick Jagger, Keith Richards dhe Eric Clapton.
– Me 19 gusht, të vitit 2014, këngëtarja Kate Bush gjatë koncertit të saj në Londër, u kërkoi fansave të mos bënin asnjë foto apo filmim. Ylli 56-vjeçar shkroi në faqen e saj zyrtare: “Unë shumë dua të kem kontakt me ju si audiencë, jo me pajisjet tuaja elektronike apo me kamera”.
– Në këtë datë, të vitit 1989, ka lindur reperi dhe aktori Lil’ Romeo, në Louisiana. Ai u bë i njohur me këngën e tij debutuese ‘My Baby’. Kjo këngë u çertifikua me vlerësimin ‘platinium’, nga ‘Industria Amerikane e Inçizimeve’.







