– Me 15 maj, të vitit 1993, këngëtarja Janet Jackson, u klasifikua në pozitën e parë të këngëve më të dëgjuara Billboard në Amerikë, me këngën ‘That’s The Way Love Goes’, ku qëndroi aty për plot 8 javë.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, këngëtari Neil Diamond, arriti të kryesoj listën e top albumeve më të mira Billboard, në Amerikë, për herë të parë në karrierën e tij, me albumin ‘Home Before Dark’. Ky njëherit ishte albumin i 29-të me radhë, në karrierën e tij.
– Në po këtë datë, të vitit 2009, rock bendi amerikan Green Day, lansuan albumin ’21st Century Breakdown’, i cili përmban hitet ‘Know Your Enemy’ dhe ‘21 Guns’.







