– Sot feston ditëlindjen, reperi, kantautori dhe themeluesi i grupit “Three 6 Mafia”, reperi Juicy J. arriti që të klasifikohet në vendin e parë në top listën Billboard, me këngën “Dark Horse”, të realizuar në bashkëpunimin me Katy Perryn.
– Sot feston ditëlindjen e 52-të, producenti, këngëtari dhe kantautori i suksesshëm, Pharrell Williams. Ai është fitues i shumë çmimeve Grammy, dhe krijues i shumë hiteve të mëdha.
– Me 5 prill, të viti 2019, doli në kinema dokumentari i parë mbi jetën e Aretha Franklin, ‘Amazing Grace`.
– Me 5 prill, të vitit 1994, Kurt Cobain bëri vetëvrasje në shtëpinë e tij, në Seattle. Trupi i Cobain nuk u zbulua deri më 8 prill, nga një elektricist që kishte mbërritur për të instaluar një sistem sigurie, i cili fillimisht besonte se Kobain ishte në gjumë.







