– Më 4 prill të vitit 1999, Albumi ‘Talk on Corners’ nga grupi The Corrs u rikthye për herë të dhjetë në vendin e parë të top listës së albumeve në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë, në vendin e dytë renditej albumi tjetër i tyre ‘Forgiven, Not Forgotten’. Të dy albumet kishin qëndruar më shumë se një vit në këtë top listë.
– Në këtë datë, të vitit 2015, albumi historik i Kendrick Lamar, “To Pimp A Butterfly”, arrin në vendin e parë në toplistën e albumeve në Amerikë.
– Me datën 4 prill, të vitit 2008, këngëtarja Beyonce, u martua me reperin Jay Z, në një ceremoni private në apartamentin e tyre në New York.
– Në po këtë datë, të vitit 1982, kënga ‘Layla’ e interpretuar nga Erica Clapton, ishte radhitur në pozitën e parë në top listat britanike. Këng ‘Layla’, konsiderohet si kënga më e mirë e dashurisë e zhanrit rock, në historinë e muzikës.
– Në po këtë datë, të vitit 2003, rap këngëtari 50 Cent, ishte këngëtari më i paguar në SHBA. Këtë e arriti me publikimin e albumit të tij ‘Get Rich or Die Trying’, që arriti shitje mbi 4 milion kopje, vetëm për dy muaj.







