– Më 16 janar, të vitit 1988, George Michael ishte në pozitën e parë në top listën e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin ‘Faith’, i cili u shit në mbi 8 milionë kopje.
– Më 16 janar, të vitit 2014, këngëtarja dhe multi-instrumentistja kanadeze, Kiesza pati hitin e saj më të madh me këngën ‘Hideaway’, që arriti vendin e parë në top listën zyrtare muzikore, në Mbretërinë e Bashkuar.
– Me 16 janar, të vitit 2005, bendi The Killers ishin për 2 javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Britaninë të Madhe, me albumin e tyre debutues Hot Fuss. Kënga ‘Somebody Told Me’ që ishte pjese e këtij albumi ishte për disa javë në pozitën e 3-të.
– Më 16 janar, të vitit 1992, Eric Clapton regjistroi albumin e tij live “Unplugged”, i cili fitoi gjashtë çmime Grammy, duke përfshirë edhe çmimin “Record Of The Year”.







