– Më 5 janar, të vitit 2011, në Mbretërinë e Bashkuar u publikua albumi i Amy Winehouse “Lioness: Hidden Treasures”. Ky album përmbante përmbledhje me këngë dhe demo të pa publikuara nga artistja e ndjerë.
– Më 5 janar, të vitit 2023, u raportua se artistet femra kishin një vit rekord në top listat muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, duke kaluar më shumë se një javë në vendin e parë. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë, që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1952. Për 31 javë nga 52, artistet femra ishin në krye të tabelave, si artiste solo ose në bashkëpunim me të tjerë. Miley Cyrus kishte qëndruar më së gjati në top listë, me këngën ‘Flowers’.
– Në këtë datë, të vitit 1991, kënga e Madonna-s, “Justify My Love” nga albumi i saj përmbledhës ‘The Immaculate Collection’, e shkruar nga Lenny Kravitz, zuri vendin e parë në top listat muzikore Amerikane.
– Në po këtë datë, të vitit 2015, Taylor Swift ishte në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e saj të pestë ‘1989’, që ishte albumi më i shitur i vitit 2015, në tregun amerikan, me mbi 5.5 milionë kopje të shitura.







