– Më 4 janar, të vitit 1991, këngëtarja amerikane, Paula Abdul u bë me yllin e saj në bulevardin e famshëm, në “Hollywood Walk of Fame”.
– Më 4 janar, të vitit 1975, Elton John arriti që të klasifikohet në vendin e parë në SHBA, me përpunimin e këngës “Lucy In The Sky With Diamonds”, nga bendi The Beatles. Kënga përfshinte edhe John Lennon-in në kitarë.
– Më 4 janar, të vitit 2020, Mariah Carey u bë artistja e parë që po kryesonte top listën muzikore ‘Hot Billboard 100’, në katër dekada të ndryshme, me këngën ‘All I Want For Christmas Is You’.
– Me 4 janar, të vitit 1967, grupi The Doors publikuan albumin e tyre të parë të titulluar ‘The Doors’. Albumi përmbante super hitin e tyre ‘Light My Fire’. Ky album u incizua në studion ‘Sunset Sun’, në Hollywood, vetëm për gjashtë ditë dhe albumi përfshinte biografinë e secilit nga anëtarët e grupit.







