– Me 29 nëntor, të vitit 1980, grupi ABBA arritën të jenë në krye të top listës britanike, me këngën “Super Trouper”, e cila gjithashtu ishte pozicionuar e 25-ta me radhë, në top listën e këngëve më të mira në Angli. Emri i këngës “Super Trouper”, i referohej ndriçuesve gjigantë të përdorur në koncertet e stadiumit.
– Në po këtë datë, të vitit 1969, kënga e bendit The Beatles, e titulluar “Come Together”, u pozicionua në vendin e parë të top listës Billboard Hot 100.
– Me 29 nëntor, të vitit 1986, rock bendi Bon Jovi arritën që për herë të parë të kryesonin ‘Billboard Hot 100 Singles’ me këngën e tyre “You Give Love a Bad Name”.







