– Me 28 nëntor, të vitit 1960, këngëtari dhe aktori amerikan, i njohur si “Mbret i Rock and Roll-it”, Elvis Presley filloi qëndrimin 6 javor, në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e titulluar “Are You Lonesome Tonight”.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, Britney Spears publikoi studio albumin e saj të gjashtë me radhë, të cilin e titulloi “Circus”. Albumi u radhit në vendin e parë në top listën Amerikane, Billboard.
– Në po këtë datë, të vitit 1974, këngëtari, kompozitori dhe aktivisti paqësor anglez, John Lennon bëri paraqitjen e tij të fundit në një koncert bashkë me Elton John, në Madison Square Gardens, në New York City.







