Çdo vit, në fund të muajit nëntor, vjen “Black Friday”, dita më e shumëpritur për adhuruesit e blerjeve me çmime të volitshme në mbarë botën! Kjo ditë njihet për zbritjet e jashtëzakonshme të produkteve të ndryshme si dhe oferta që sjellin emocionin e blerjeve më të mëdha të vitit, qoftë në dyqanet fizike apo në platformat online.
“Black Friday” ka origjinën nga Shtetet e Bashkuara, ku një ditë pas “Ditës së Falënderimeve”, fillon tradicionalisht sezoni i blerjeve për festat e fundvitit. Sot, kjo ditë është shndërruar në një fenomen global, i cili bashkon konsumatorët dhe bizneset në një atmosferë të gjallë tregtare. Në këtë periudhë, shumë kompani ofrojnë ulje çmimesh, pako promocionale dhe surpriza për klientët, duke e bërë nëntorin një muaj të artë për blerje të mençura.
Megjithatë, ekspertët këshillojnë blerësit që të jenë të kujdesshëm dhe të zgjedhin me mend, duke krahasuar çmimet, verifikuar burimet dhe shmangur ofertat mashtruese. Këshillë e vlefshme: planifiko paraprakisht, vendos buxhetin tënd dhe përfito nga zbritjet vetëm për produktet që vërtet ke nevojë! Sot, nëse jeni me veturë, mundohuni ti shmangeni komunikacionit!







