– Me 27 nëntor, të vitit 1926, Louis Amstrong incizoi këngën “You Made Me Love You”. Amstrong njihet si një nga figurat më me ndikim në zhanrin jazz.
– Në po këtë datë, të vitit 2021, versioni i zgjatur i këngës “All to Well” nga këngëtarja Taylor Swift, u pozicionua në vendin e parë në top listën muzikore Billboard Hot 100. Kënga ishte e gjatë 10 minuta e 13 sekonda, duke u cilësuar si një nga këngët më të gjata në histori, që kryesonte top listën amerikane.
– Me 27 nëntor, të vitit 1986, rock bendi Bon Jovi ishin në pozitën e parë në top listën e këngëve më të mira në SHBA, me këngën “You Give Love A Bad Name”, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, kënga ishte në pozitën e 14-të. Kjo këngë ishte pjesë e albumit ‘Slippery When Wet’. Në vitin 2009, kënga “You Give Love A Bad Name”, u zgjodh si një nga 20 këngët më të mira hard-rock të të gjitha kohërave.







