Një nga fenomenet më të pazakonta dhe njëkohësisht më të dashura në botën digjitale, i njohur si ‘Cake Day’, po merr gjithnjë e më shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Sot shënohet ‘Dita e Tortës’, e cila u krijua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sot është përhapur gjerësisht në shumë vende të tjera, sidomos me gara online, për ëmbëlsirën e përgatitur më së miri.
Qëllimi i saj është thjesht të promovojë gëzim, kreativitet në kuzhinë dhe vlerësim për një nga ëmbëlsirat më universale në botë. Kjo ditë është një kujtesë e thjeshtë, se sa gëzim mund të sjellë një copë tortë. Nuk ka rëndësi lloji, shija apo dekorimi ajo që ka vlerë është momenti i ëmbël që e ndajmë me të tjerët. Kjo ditë na fton të festojmë krijimtarinë, traditën dhe kënaqësinë e vogël që sjellin gjërat e bëra me dashuri.







