– Me 14 nëntor, të vitit 2004, rock bendi U2 po kryesonte top listën britanike, me këngën ‘Vertigo’. Ky ishte hiti i pestë me radhë i bendit, që po zinte pozitën e parë në top listat muzikore britanike.
– Në këtë datë, të vitit 1987, George Michael dëshmoi fuqinë e tij si solo artist, duke kryesuar tabelën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me solo albumin e tij debutues, të titulluar “Faith”. Albumi fitoi disa çmime, përfshirë edhe çmimin Grammy për ‘Albumin e Vitit’.
– Me 14 nëntor, të vitit 1960, kënga “Georgia On My Mind” e interpretuar nga Ray Charles u pozicionua në vendin e parë në top listën amerikane Billboard.







