– Me 9 nëntor, të vitit 2022, shikuesit e programit muzikor televiziv VH1, e votuan këngën ‘I Will Always Love You’, të Whitney Houston, si kënga më romantike e të gjitha kohërave. Pas saj, këngët më të votuara ishin ‘You Were Always On My Mind’ nga Elvis Presley dhe ‘My Heart Will Go On’ nga Celine Dion.
– Në po këtë datë, të vitit 1977, kënga “I Feel Love”, e interpretuar nga Donna Summer u certifikua ‘E artë’ (Gold), nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës- RIAA.
– Më 9 nëntor, të vitit 2014, bendi One Direction, ishin fituesit më të mëdhenj në MTV Europe Music Awards, ceremoni kjo e mbajtur në Glasgow, të Skocisë. Bendi mori tre çmime, duke përfshirë edhe atë për këngën më të mirë të zhanrit pop.







