Nëntori shënon një kthesë të rëndësishme në historinë botërore, me një nga ngjarjet më të rëndësishme, rënien e Murit të Berlinit që u realizua më 9 nëntor, të vitit 1989. Ngjarja në fjalë shënoi fundin e Luftës së Ftohtë dhe fillimin e një epoke të re bashkimi e demokracie në Evropë.
Për këtë arsye, 9 Nëntori shënon ‘Ditën Botërore të Lirisë’, për të kujtuar se liria nuk është vetëm e drejtë politike, por edhe e drejtë për të menduar lirshëm, për të folur pa frikë dhe për të jetuar me dinjitet.
Prandaj, për aq kohë sa do të ketë njerëz që guxojnë të ëndërrojnë, bota do të vazhdojë të shembë mure dhe të ndërtojë ura. Bashkimi dhe demokracia mbeten themele të lirisë, sepse vetëm një botë që qëndron e bashkuar mund të mbrojë vlerat për të cilat dikur u shembën muret.







