– Me 7 nëntor, të vitit 1951, këngëtari Frank Sinatra u martua me gruan e tij të dytë, aktoren Ava Gardner. Martesa e tyre zgjati 6 vjet.
– Në po këtë datë, të vitit 1989, albumi “Forever Your Girl”, nga Paula Abdul u pozicionua në vendin e parë në Billboard. Albumi në fjalë, kishte kaluar plot 64 javë radhazi në Billboard 200, përpara se të arrinte pozitën e parë, duke u bërë albumi me kohën më të gjatë të qëndrimit në top listën amerikane.
– Sot, me 7 nëntor, feston ditëlindjen DJ francez me famë botërore, David Guetta. Ai ka lindur në vitin 1967 dhe është krijues i shumë hit këngëve, që janë shpërblyer me çmime prestigjioze, si: ‘When Love Takes Over’, ‘Sexy Chick’, ‘Titanium’, ‘Don’t Leave Me Alone’, ‘Baby Don’t Hurt Me’, etj.







