– Më 26 tetor, të vitit 1993, basketbollisti Shaquille O’Neal publikoi albumin e tij të parë, të cilin e emërtoi ‘Shaq Diesel’. Albumi në fjalë përfshin këngët “What’s Up Doc? (Can We Rock)”, “(I Know I Got) Skillz”, “I’m Outstanding” dhe “Shoot Pass Slam”.
– Më 26 tetor, të vitit 1985, diva e muzikës Whitney Houston arriti vendin e parë në top listat amerikane, me këngën “Saving All My Love For You”. Kënga fitoi edhe çmim Grammy Award për “Performancën më të mirë Vokale nga një Grua”, në vitin 1986.
– Me datën 26 tetor, të vitit 1965, rock bendi The Beatles, u nderuan me medaljet ‘MBE’ (Anëtar të Perandorisë Britanike).
– Me datën 26 tetor, të vitit 2015, këngëtari Justin Bieber, fitoi 5 çmime në ceremoninë vjetore në MTV European Music Aëards, duke përfshirë edhe çmimin e publikut.
– Në këtë datë, të vitit 1998, këngëtari/kantautori Eros Ramazzotti, dy ditë para ditëlindjes së tij të 35-të, publikoi albumin e tij të titulluar ‘Eros Live’, me 15 këngë të regjistruara gjatë koncerteve të tij mbarë botërore, përgjatë viteve 1997-98.







