Data e sotme 25 tetor, në mbarë botën shënon ‘Ditën Botërore të Pastave’, një festë kushtuar një prej ushqimeve më të dashura dhe më të njohura në glob. Kjo ditë është themeluar në vitin 1998, nga World Pasta Congress, me qëllim që të promovojë konsumimin e pastave dhe të theksojë vlerat ushqyese dhe kulturore që ajo sjell. Pastat janë simbol i kulturës italiane, por sot ajo është bërë pjesë e çdo kuzhine në botë, nga Spanja e deri në Japoni. Me mbi 600 lloje formash të ndryshme të pastave, përgatitjet me pasta janë të pafundme, nga ato klasike si boloneze apo karbonara, e deri tek versionet moderne me perime, fruta deti apo receta vegane.
Në këtë ditë, kuzhinierë, dashamirë të ushqimit dhe restorante anembanë botës organizojnë evente kulinare, gara gatimi dhe promocione speciale, duke i kthyer pastat në yllin e tryezës.
Përveç shijes së mrekullueshme, pastat janë edhe burim i rëndësishëm i energjisë, pasi përmbajnë karbohidrate komplekse, që e ndihmojnë trupin të qëndrojë aktiv gjatë ditës. Kombinuar me përbërës të shëndetshëm si perime, vaj ulliri dhe proteina të lehta, ajo mund të jetë pjesë e një diete të balancuar.
Pra, nëse jeni adhurues i pastave, sot është dita perfektë për të gatuar pjatën tuaj të preferuar dhe për ta ndarë me të dashurit tuaj.







