– Në këtë datë, të vitit 1980, Barbara Streisand arriti vendin e parë në toplistën e albumeve më të dëgjuara Billboard, me studio albumin e saj të katërt, të titulluar “Guilty”.
– Sot, me datën 25 tetor, feston ditëlindjen, një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop, Katy Perry. Ajo u bë e njohur për hitet si “I Kissed a Girl” dhe “Firework”, që shpërthyen në skenën ndërkombëtare. Albumet e saj “One of the Boys” dhe “Teenage Dream”, arritën në krye të top-listave dhe fituan shumë çmime, përfshirë çmime Grammy dhe MTV Video Music Awards.
– Më 25 tetor, të vitit 1980, këngëtari i njohur Paul McCartney, hyri në librin e rekordeve Guinness, si një nga artistët me albumet më të shitura në historinë e muzikës, në botë.
– Më 25 tetor, të vitit 2006, revista Forbes, e shpalli këngëtarin e ndjerë Kurt Cobain, njeriun më të famshëm të vdekur, duke mposhtur Elvis Presley, John Lennon, Johnny Cash, George Harrison, Ray Charles dhe Bob Marley.
– Në këtë datë, të vitit 1986, rock bendi Bon Jovi, arritën në pozitën e parë në tabelën e albumeve më të mira në Amerikë, me albumin ‘Slippery When Wet’. Bendi arriti që të shes mbi 8 milion kopje të këtij albumi në botë.







