– Në këtë datë, të vitit 1990, Paul Simon publikoi solo albumin e tij të tetë, të titulluar “The Rhythm of the Saints”, që përfshinte këngët “The Obvious Child”, “Proof” dhe “Born at the Right Time”.
– Më 16 tetor, të vitit 1962, grupi britanik The Beatles regjistruan këngën e tyre të parë të suksesshme “Love Me Do”. Kjo shënoi fillimin e karrierës së tyre të suksesshme ndërkombëtare dhe revolucionare në botën e muzikës.
– Më 16 tetor, të vitit 1977, u lind këngëtari, kantautori dhe njëherit kitaristi, John Mayer, në Bridgeport, Connecticut në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 2001, ndërroi jetë nga sëmundja me kancer, këngëtarja e zhanrit jazz, Etta Jones, në moshën 72 vjeçare, në Mount Vernon, të Nju Jork-ut. Në të njëjtën ditë ishte publikuar edhe albumi i saj ‘Etta Jones, Sings Lady Day’.