– Me 12 shtator, të vitit 1975, Pink Floyd publikuan studio albumin e tyre të nëntë, të titulluar “Wish You Were Here”, i cilësuar si një ndër albumet e tyre më të mirë të të gjitha kohërave.
– Me 12 shtator, të vitit 1989, Aerosmith publikuan albumin e tyre të dhjetë të incizuar në studio, të titulluar ‘Pump’. Albumi përmbante hitet “Janie’s Got a Gun” dhe “Love in an Elevator”.
– Në këtë datë, të vitit 2011, këngëtari Ed Sheeran, publikoi studio albumin e tij, të cilin e emërtoi ‘+’ (Plus), me të cilin arriti majat e top listave britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 2003, në moshën 71 vjeçare ka ndërruar jetë këngëtari dhe aktori i famshëm Johnny Cash. Ai ishte i njohur për kombinimet e tij të zhanreve country, rock and roll, blues dhe gospel. Këngët e tij më të njohura ishin “Folsom Prison Blues”, “I Walk the Line”, “Man in Black” dhe shumë të tjera.







