‘EuroBasket 2025’ ka hyrë në fazën më vendimtare, duke sjellë katër skuadra të mëdha në gjysmëfinale: Gjermaninë, Finlandën, Greqinë dhe Turqinë.
Ky edicion ka sjellë befasi të mëdha. Finlanda ka bërë histori duke u kualifikuar për herë të parë në gjysmëfinale, ndërsa Gjermania konfirmon fuqinë e saj pas fitores ndaj Sllovenisë së Luka Dončić. Nga ana tjetër, Greqia rikthehet në këtë fazë pas më shumë se një dekade, me Giannis Antetokounmpo që ka qenë lider kryesor i ekipit. Ndërkohë, Turqia ka treguar lojë të disiplinuar dhe e pret një derbi i zjarrtë ballkanik kundër Greqisë – një nga rivalitetet më të njohura në basketbollin evropian.
Ndeshjet do të zhvillohen sot, në Arena Riga të Letonisë. Ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë mes Gjermanisë dhe Finlandës, nga ora 17:00 ndërsa nga ora 21:00, do të luhet përballja Greqi – Turqi.
Fituesit e këtyre përballjeve do të diskutojnë titullin e madh në finalen e së dielës, duke e bërë këtë fundjavë një spektakël të vërtetë për adhuruesit e basketbollit.







