– Me 11 shtator, të vitit 1973, Bruce Springsteen publikoi albumin e tij të dytë, të titulluar “The Wild, The Innocent And The E Street Shuffle”.
– Sot, me datën 11 shtator, feston ditëlindjen DJ, kompozitor, producent dhe muzikanti norvegjez Kygo, emri i vërtetë i të cilit është, Kyrre Gørvell-Dahll.
– Në këtë datë, të vitit 1993, këngëtarja Mariah Carey, qëndroi për tetë javë në top listat e këngëve më të mira në SHBA dhe në Britani, me këngën e saj ‘Dreamlover’.
– Me 11 shtator, të vitit 1967, kënga e Beatles ‘All you need is love’’, arriti një milion shitje.
– Në këtë datë, por të vitit 1965, The Beatles filluan një garë nëntë-javore në vendin e pare, në tabelën e albumeve në SHBA me Help.







