Sot, bota ndalet për të reflektuar mbi një çështje jetike, parandalimin e vetëvrasjes. Kjo ditë shërben si një thirrje për ndërgjegjësim, mbështetje dhe dialog të hapur mbi shëndetin mendor. Vetëvrasja nuk është zgjidhje dhe ky është një alarm që kërkon dëgjim dhe kuptim. Çdo vit më 10 shtator, komunitete në mbarë botën bashkohen për të shënuar “Ditën Botërore për Parandalimin e Vetëvrasjes”, një thirrje globale për të ngritur vetëdijen, për të luftuar stigmën dhe për të inkurajuar veprime konkrete që mund të shpëtojnë jetë.
Vetëvrasja është një krizë e shëndetit publik që prek çdo cep të botës, me mbi 700.000 jetë të humbura çdo vit. Pas çdo numri qëndron një njeri, një histori, një rrjet i tërë familjarësh, miqsh dhe komunitetesh që ndiejnë humbjen.Le të kujtojmë se një bisedë, një gjest i thjeshtë apo një dorë e zgjatur ndihme mund të shpëtojë jetë.
Të gjithë kemi një rol në parandalim, prandaj le të flasim, të dëgjojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin.







