– Më 3 shtator, të vitit 2009, turneu ‘Sticky and Sweet’ i këngëtares Madonna, arriti fitimet më të mëdha ndonjëherë, nga një solo artist apo artiste. Nga ky turne nga Madonna, në atë kohë 51 vjeçare, u mblodhën plot 408 milionë.
– Më 3 shtator, të vitit 1984, Iron Maiden publikuan studio albumin e tyre të pestë, të titulluar “Powerslave”. Ky album përmban hitet “2 Minutes to Midnight” dhe “Aces High”.
– Më 3 shtator, të vitit 1991, hip-hop trio amerikan Naughty by Nature, publikuan studio albumin e tyre të dytë me radhë, të cilin e titulluan me emrin e bendit “Naughty by Nature”.







