– Më 1 shtator, të vitit 2002, bendi Coldplay shënuan sukses të madh me studio albumin e tyre të dytë ‘A Rush Of Blood To The Head’, që u klasifikua në pozitën e parë në top listat zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar.
– Në po këtë datë, por të vitit 1984, pas 25 vitesh në industrinë muzikore, Tina Turner arriti që të klasifikohet në vendin e parë në top listën Billboard, si solo artiste me këngën “What’s Love Got to Do with It”. Tina u bë artistja më e vjetër grua apo në moshën 44 vjeçare, që shënoi këtë sukses.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1977, rok bendi Blondie, nënshkruan kontratën e tyre të parë me Chrysalis Records.







