– Me 26 gusht, të vitit 1995, këngëtari britanik Seal, radhitej në pozitën e parë të këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e titulluar ‘Kiss from A Rose’. Kjo këngë ishte edhe kolonë zanore e filmit ‘Batman Forever’.
– Më 26 gusht, të vitit 2007, rock bendi The Rolling Stones përfunduan në Londër turneun e tyre të titulluar ‘A Bigger Bang World’. Ky cilësohet si turneu me fitimet më të larta në historinë e rock-ut, me mbi 560 milionë dollarë.
– Në këtë datë, të vitit 2005, bendi amerikan Green Day, ishin vlerësuar si rock bendi më i mirë atë vit, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘Kerrang Rock Awards’, që mbahet çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar.







